Baleti i Kosovës do të festojë 45 vjetorin e themelimit dhe ende nuk e ka një objekt për të ushtruar në të

Baleti i Kosovës do të festojë 45 vjetorin e themelimit dhe ende nuk e ka një objekt për të ushtruar në të

Që nga viti 1972 ka kërkesë që të hapet shkolla e baletit, mirëpo deri më tani asgjë nuk është ndërmarrë për këtë çështje.

Në magazinën e pasdites “Bon Bon” të RTV21, i ftuar ishte drejtori i baletit kombëtar të Kosovës, Ahmet Brahimaj.

Brahimaj sqaroi disa nga problemet kryesore me të cilat ballafaqohet trupa e baletit kombëtar, shkruan rtv21.tv

Brahimaj thotë se shkolla e baletit është interes kombëtar dhe nuk duhet pyetur as kryetari i Komunës as kryeministri. Sipas Brahimajt ende nuk është kuptuar vlera e artit nga politikanët.

Brahimaj thotë se në teatër nuk ka as teknik as pastrues, njëherit përmendi edhe probleme të shumta me të cilat ballafaqohen çdo ditë.

Kryetari i baletit kombëtar thotë se nga politikanët tanë vetëm dy ose tre vijnë për t’i parë shfaqjet, duke shtuar se ai nuk mund të flet me një kryeministër apo ministër i cili thotë se nuk e ka idenë se çfarë bëhet në balet./21Media