Politikani kosovar që e simpatizon Erdoganin

Gëzim Kelmendi tregoi arsyet pse e simpatizon presidentin turk

Kryetari i partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi sonte në emisionin “Kojshia Show”, tha se mënyra më e suksesshme për të ndalur korrupsionin në Kosovë është të bëhet digjitalizimi i tenderave, pasiqë sipas tij, korrupisoni më i madh bëhet me tendera, shkruan rtv21.tv

Ai ndër të tjera tha se në partinë e tij nuk bëjnë asnjë lloj dallimi dhe se janë të barabartë të gjithë pa marrë parasysh fenë. Lidhur me këtë, Kelmendi tha se në partinë që ai drejton duhet të plotësohet kushti që të punohet për vendin dhe jo për interesa personale.

I pari i “Fjalës” komentoi edhe për mospërfshirjen e tyre në sondazhe. “Mos me na përfshi në sondazhe është një shenjë e mirë se po na frikësohen”, tha Kelmendi duke shtuar se Kosovës i duhet drejtësia dhe se duhet të reformohet kodi penal.

Në “Kojshia Show”, Gëzim Kelmendi gjithashtu pranoi se e simpatizon presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan-in. Ai tha se atë e simpatizon për arsye se ka bërë shumë për vendin e tij dhe se mbi të gjitha ka bërë edhe për lobimin e Kosovës./21Media

Back to top button