Polonia kërkon raketa!

Marrëveshja pritet të nënshkruhet deri në fund të vitit

Polonia pret që deri në fund të vitit të nënshkruajë marrëveshjen me kompaninë amerikane të mbrojtjes Raytheon për blerjen e tetë raketave nga sistemi Patriot, tha sot ministri polak i Mbrojtjes, Antoni Macierewicz.

“Shpresojmë që do të nënshkruajmë marrëveshjen deri në fund të vitit”, ka zbuluar Macierewicz për media.

Ai ka bërë të ditur se sistemi i parë nga tetë sish, që do të jenë të pajisur me radarë ABCS pritet të arrijnë dy vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Back to top button