Polonia mund të largohet nga BE

Gjykata Supreme e Polinisë: Shkak, reformat në drejtësi

Gjykata Supreme e Polonisë tha se vendi mund të mbetet jashtë Bashkimit Evropian për shkak reformave të reja kontraverse në drejtësi.

Sipas Gjykatës Supreme të Polinisë, mbetja jashtë Bashkimit Evropian mund të ndodhë për shkak të planeve të partisë në pushtet për lejimin e mundësisë për shkarkimin e gjyqtarëve në rast se ata e vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e reformave në sistemin e drejtësisë.

Kjo gjykatë tha se plani i qeverisë është në kundërshtim me ligjet evropiane dhe mund t’i rrisë tensionet e mëhershme mes Brukselit dhe partisë “Ligj dhe Drejtësi”, e cila është aktualisht në pushtet në Poloni.

“Kundërthëniet mes ligjeve polake dhe ligjeve të BE-së sipas të gjitha gjasave do ta sjellin ndërhyrjen e institucioneve të Bashkimit Evropian sa i përket shkeljeve të traktateve të BE-së dhe në këndvështrim më afatgjatë do ta krijojnë nevojën për t’u larguar nga Bashkimi Evropian”, thuhet në deklaratën e Gjykatës Supreme të Polonisë.

Bashkimi Evropian e ka akuzuar partinë në pushtet për politizim të sistemit të drejtësisë që nga ardhja në pushtet në vitin 2015. Në anën tjetër, partia “Ligj dhe Drejtësi” thotë se këto reforma janë të nevojshme për ta bërë sistemin më efikas.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian thanë të hënën se do të hulumtojnë për të parë nëse draft-ligji i propozuar nga qeveria e rrezikon pavarësinë e gjykatave./21Media

Back to top button