Pompeo i kërkon Kurtit heqjen e taksës

Pompeo i shkruan Kurtit

Kryeministri i Kosovës , Abin Kurti sot ka pranuar një letër urimi nga sekretari i Shtetit Amerikan, Michael Pompeo i cili përveç urimit ka kërkuar nga Kurti edhe heqjen e taksës ndaj mallrave serbe dhe ta shfrytëzojë mundësinë për të arritur normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

“I uroj qytetarët e Kosovës për zgjedhjet e suksesshme dhe demokratike. Ne e mirëpresim formimin e Qeverisë së Kosovës dhe presim që të punojmë së bashku, që t’iu paraprijmë qëllimeve të përbashkëta në rritjen ekonomike, sundimin e ligjit dhe normalizimit të raporteve me Serbinë”, shkruan në letrën e tij sekretari amerikan.
“Ne e mirëpresim zotimin tuaj për ta luftuar korrupsionin derisa përpiqeni t’i përkrahni aspiratat e popullit të Kosovës, përfshirë dëshirën e tyre për transparencë më të madhe dhe mundësi ekonomike. Tani është k oha ta kuptoni se normalizimi gjithëpërfshirës i raporteve me Serbinë, i fokusuar në njohjen e dyanshme, është esencial për integrimin e plotë ndërkombëtar të Kosovës. Shtetet e Bashkuara do të ju qëndrojnë në krah, në përkrahje të këtij procesi”, ka shkruar Pompeo.

Ai e thekson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin nga Kurti që ta heqë tarifën ndaj produkteve serbe dhe ky të jetë prioriteti i tij.

“Përfundimi i tarifës për produktet serbe dhe boshnjake do të ndihmonte që palët të ktheheshin në tavolinën e negociatave. Ne shpresojmë dhe presim që ky do të jetë prioriteti juaj dhe se do të shfrytëzoni momentumin e krijuar nga letrat që synojnë të vendosin lidhjen ajrore dhe hekurudhore mes Prishtinës e Beogradit”, ka shkruar ai, duke theksuar që pret të punojnë ngushtë me Qeverinë e re për prosperitet të një Kosove multi-etnike e demokratike.

Back to top button