Mes SHBA-së dhe Kinës ka filluar një përplasje e ashpër tregtare

Mes SHBA-së dhe Kinës ka filluar një përplasje e ashpër tregtare

SHBA-ja po përpiqet të krijojë kushte të barabarta me Kinën, deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo në Holandë pas një takimi me homologun e tij Stef Blok.

“Jemi të shqetësuar për faktin se kompanitë perëndimore, kompanitë amerikane dhe kompani të tjera që hyjnë në tregun kinez nuk trajtohen në të njëjtën mënyrë sikurse trajtohen kompanitë kineze kur hyjnë në tregun perëndimor”, theksoi ai.

Që prej qershorit 2018 mes SHBA-së dhe Kinës ka filluar një përplasje e ashpër tregtare duke sjellë një rritje të taksave doganore nga të dy fuqitë ekonomike kundër produkteve të njëra-tjetrës.