Pompeo porosi Evropës: Rezistoni ndikimit rus dhe kinez

“Kina dhe Rusia përbëjnë një kërcënim të dyfishtë për përparimin e demokracisë dhe tregun e lirë”

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo po merr pjesë në manifestimet për 30 vjetorin e rënies së komunizmit.

Ai tha në Bratisllavë të Sllovakisë se Kina dhe Rusia përbëjnë një kërcënim të dyfishtë për përparimin e demokracisë dhe tregun e lirë, që nga rënia e Murit të Berlinit në vitin 1989.

Vendet e Evropës Lindore dhe Qëndrore, sipas tij, janë më të ndjeshme për shkak të “investimeve grabitqare” dhe ndërhyrjeve politike.

Sekretari amerikan i Shtetit, tha se për të luftuar këtë kërcënim, Shtetet e Bashkuara po rrisin angazhimin në rajon përmes një marrëveshjeje mbi bashkëpunimin e mbrojtjes dhe programeve të shkëmbimit.

“Shtetet e Bashkuara kanë qëndruar me popullin e Sllovakisë si mik, partner dhe aleat për 30 vitet e fundit, dhe do të qëndrojë me ju edhe për dekadat që vijnë. Kjo marrëdhënie është ndërtuar në virtytet e përbashkëta, dhe tani duhet ta mbajmë në të njejtën mënyrë, veçanërisht përderisa agresioni rus minon lirinë në këtë kontinent, por edhe kundër një Kine që po shtyp njerëzit teksa po e rrit influencën e jashtme.”, ka thënë Pompeo.

Sekretari amerikan e filloi turneun në Evropë me vizitën në Hungari ndërkaq ndalesa e dytë e tij ishte Sllovakia. Ai gjithashtu do të vizitojë Poloninë, Belgjikën dhe Islandën./21Media

Back to top button