Reperi vdiq në moshën 20 vjeçare

Reperi vdiq në moshën 20 vjeçare

Reperi amerikan, Pop Smoke është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij të mërkurën në mëngjes.

Sipas raportimeve në TMZ, artisti 20-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Bashar Barakah Jackson, ishte në një festë  të organizuar në shtëpinë e tij në Hollywood Hills kur dy persona të panjohur thyen shtëpinë rreth orës 4.30 (ora lokale).

Si pasojë e të shtënave me armë Pop Smoke u plagos rëndë. Nuk dihet ende nëse ata janë identifikuar nga autoritetet apo motivi i cili ka çuar deri te vrasja.

Reperi ishte dërguar me ambulancë në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai, ku më pas u njoftua se ai kishte vdekur.

Raportohet se një person i paidentifikuar është marrë në paraburgim menjëherë pas të shtënave, por ai është liruar pasi policia përcaktoi se nuk ishte i përfshirë. /21Media