“Të mundet me dashuri urrejta”

“Të mundet me dashuri urrejta”

Ish presidenti amerikan, Bill Clinton i cili po qëndron në Kosovë për të festuar 20 vjetorin e çlirimit ishte edhe pranë statujës së tij në Bulevardin “Bill Clinton” në Prishtinë . Aty u zbulua edhe një pllakë në nderim të Clinton dhe ish sekretares së shtetit Medeline Albrgiht.

Clinton falënderoi popullin e Kosovës për pllakën si dhe foli edhe për statujën e tij.

“Po jetojmë në një kohë më shumë mundësi, mund ta shfrytëzojnë këtë rast në qoftëse njerëzit janë të lirë gjithandej për të ndërtuar jetën e tyre në mënyrën më të mirë që munden, jo të brengosën se ku janë lindur se çfarë përkatësie etnie janë nëse janë gra apo burra, çfarë do ndasie mes qenieve njerëzore të injorohet përderisa jeni njerëz të mirë dhe nëse i trajtoni të gjithë të tjerët me respekt nëse i bindeni ligjit dhe natyrisht të mundet me dashuri urrejtja. Kjo është porosia ime për Kosovën.”, tha Clinton.

Ai po ashtu kujtoi kohën kur bashkëshortja e tij ish sekretarja e shtetit amerikan Hilary Clinton ishte në Kosovë. “ Ajo po tallej me mua sepse kisha një statujë kaq të madhe”, tha ndër tjerash Clinton.

Sot bëhen 20 vjet që kur trupat e NATO-s ishin futur në Kosovë për t’i dhënë fund masakrave dhe shovinizmit serb mbi qytetarët e pafajshëm të Kosovës. Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, i kishte paraprirë një lufte të ashpër mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe (ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve) dhe pas shumë masakrave të kryera ndaj civilëve shqiptarë. Hyrja e trupave të NATO-s ishte bërë pas marrëveshjes së Kumanovës ndërmjet zyrtarëve serbë dhe autoriteteve të NATO-s, të udhëhequra në atë kohë nga gjenerali britanik, Mike Jackson. Me këtë marrëveshje, Serbia ishte detyruar të tërheqë të gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga Kosova./21Media