Anija e aktori ishte e vetmja që kërkonte njeriun e zhdukur

Anija e aktori ishte e vetmja që kërkonte njeriun e zhdukur

Leonardo DiCaprio arriti të shpëtojë një njeri nga mbytja ndërsa ishte në pushimet e tij në Karaibe.

Leonardo bashkë me të dashurën dhe disa miq të tij ishin duke pushuar në një anije afër St. Barts më datë 30 dhjetor kur iu bashkuan një grupi shpëtimi. Quajeni fat ose jo, por anija e aktorit të Hollywood-it ishte e vetmja në zonën ku gjetën dhe shpëtuan personin pak çaste para perëndimit të diellit.

 

24 vjeçari që kishte rënë në ujë, ka qëndruar aty për rreth 11 orë përpara se grupi i shpëtimit ta gjente.

Gjithashtu sipas “The Sun” ai ishte në gjendje të intoksikuar në momentin e aksidentit. Porsi heronjtë nëpër filma , Leonardo mundi të shpëtonte një jetë, por në këtë rast një jetë të vërtetë./21Media