Artisti i lumtur pranë familjes

Artisti i lumtur pranë familjes

Rep artisti i njohur shqiptar Lyrical Son, është aktiv në rrjete sociale ku përveç fotografive të koncerteve që mban, ai publikon fotografi edhe me familje.

Lyrical Son pas përfundimit të një sezone të suksesshme,  si duket ka filluar pushimet bashkë me gruan dhe dy vajzat kështu duke kaluar kohë me më të shtrejnta e tij.

Bashkëshortja e tij, Gresa ishte ajo e cila ka publikuar fotografi të bukur familjare të realizuar në pushime.

Lyrical Son afër gruas dhe vajzave duket shumë i lumtur.

Lyrical Son është i martuar me Gresa Krasniqin që nga gushti i vitit të 2014 dhe kanë dy vajza: Evën dhe Erikën.

Kujtojmë se,  projekti i fundit muzikor nga Lyrical Son titullohet “Rick Ross” në bashkëpunim me MC Kreshën dhe Llunin. /21Media