Fitore shumë e rëndësishme për Portland Trail Blazzers si mysafir

Fitore shumë e rëndësishme për Portland Trail Blazzers si mysafir

Portland Trail Blazers ka vendosur baraspeshën me Denver Nuggets, pasi ka fituar me rezultatin 97-90 në Kolorado.

Mysafirët e nisën mirë takimin e dytë, duke arritur të krijojnë një diferencë prej 15 pikësh pas dy çerekëve të parë. Reagimi i Nuggets në pjesën e dytë hasi në rezistencën e Blazers, që shënuan një pikë më pak se kundërshtari.

C.J. McCollum ishte lideri i Blazers në këtë ndeshje. Ai shënoi 20 pikë, ndërkohë që dha 6 asistime. Enes Kanter dhe Rodney Hood shënuan nga 15 pikë, kurse Damian Lillard 14.

Nga ana tjetër për Nuggets, Nikola Jokiq u ndal në kuotën e 16 pikëve, pa mundur të ndihmonte skuadrën e tij për të fituar ndeshjen e dytë të gjysmëfinales në Konferencën e Perëndimit.