Autori i këtij portreti, Rilind Morina ka treguar se si e ka realizuar këtë vepër

Autori i këtij portreti, Rilind Morina ka treguar se si e ka realizuar këtë vepër

I frymëzuar nga artistët botërorë, artisti i ri kosovar Rilind Morina, ka vendosur që përmes punimit të portretit të Shën Nënës Terezë, të sjellë në Kosovë një teknikë më ndryshe të vizatmit të punuar me laps kimik, shkruan rtv21.tv.

Talenti i tij ka filluar qysh në moshë të re, më saktësisht nga shkolla fillore ku me pas ka vazhduar të ndjek ëndrrën e tij, duke u bërë pjesë e studimeve në Akademinë e Arteve në Prishtinë.

“ Teknika me laps kimik është metodë e vështirë dhe kërkon shumë përkushtim, nuk tolerohen gabime, cdo vijë qe bëhet nuk kthehet mbrapa”, është shprehur Morina për portalin rtv21.tv, i cili po ashtu ka treguar se ky portret është dorëzuar në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë.

Përveç portretit të Nënës Terezë, që e ka punuar për nderë të 22 vjetorit të vdekjes së saj, Rilindi ka bërë edhe portrete të ndryshme, atë të Fadil Vokrrit dhe Bill Clinton-it.

Morina ka thënë se për arsyje të rolit që kanë pasur në shoqëri  këta persona, ka vendosur që të jenë të parët që u ka bërë edhe portrete me këtë lloj teknike.

Këto lloj punimesh përveq përkushtimit të madh kërkojnë edhe kohë, mirëpo nga dashuria që Morina ka për artin ia ka lehtësuar punën që ai e bënë po thuajse që 1 vit./21Media