Shyhrete Behluli shkëlqen mes vajzave, mbesave dhe resë

Shyhrete Behluli shkëlqen mes vajzave, mbesave dhe resë

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Shyhrete Behluli dje festoi ditëlindjen e 58-të. Me këtë rast e gjithë familja ishte mbledhur së bashku për të festuat.

Pamje të ndryshme nga darka familjare publikuan Engjëllusha dhe Learta. Në njëren prej fotografive Shyhretja shfaqet e lumtur teksa shihet e rrethuar nga vajzat, reja dhe dy mbesat e saj.

Përveç, kësaj fotografie këngëtarja ka publikuar edhe portretin e familjes së madhe, të cilët shfaqen të lumtur afër njëri-tjetrit.

Publiku për Shyhreten përveç projekteve të saj,  ka interesim të  madh edhe për jetën private, këtë e dëshmoi më së miri dasma e djalit të saj, Kushtrimit në vitin 2016 e cila bëri bujë të madhe. Shyhretja është e martuar prej vitesh me Lulin, dhe janë prindër të pesë fëmijëve, tri vajzave dhe dy djemve. Ata gjithashtu janë edhe gjyshër të tri dy mbesave dhe një nipit, kurse hapave të saj po shkon e bija Engjëllusha, e cila është bërë emër i njohur i muzikës popullore.  /21Media