Portreti i Da Vinçit u krijua në Verona të Italisë

Portreti i Da Vinçit u krijua në Verona të Italisë

Në 500 vjetorin e vdekjes së Leonardo da Vinçit, një artist italian e ka përkujtuar atë duke krijuar portretin e tij në një arë.

Dario Gambarin përdori një traktor për të ravijëzuar linjat dhe vijat, duke formuar kështu imazhin e Da Vinçit në 27 kilometër katrorë, përcjell rtv21.tv

Këtë portret artisti italian e krijoi në fermën e prindërve të tij në Verona të Italisë.

Gambarinit, i quajtur ndryshe si “artisti i tokës”, iu deshën tetë orë për të përfunduar portretin. Mirëpo, ky portret nuk do të qëndrojë për shumë gjatë në arë, pasi që prindërit e tij do e plugojnë tokën për të kultivuar të mbjellat./21Media