Dua e lumtur pranë familjes

Dua e lumtur pranë familjes

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, qëndroi disa ditë në Kosovë për festivalin “Sunny Hill”, i cili u mbajt më 2,3 dhe 4 gusht. Përveç se shijoi këtë atmosferë mahnitëse, bukuroshja shqiptare u pa edhe përkrah familjes së saj të madhe.

Një fotografi të cilën e publikoi e ëma e Duas, Anesa, shihet e tërë familja e Dua Lipës. Në këtë fotografi ata shfaqen shumë të lumtur, transmeton rtv21.tv

Edhe pse këngëtarja Dua Lipa nuk kishte paralajmëruar se do të performojë në skenën e “Sunny Hill Festival”, ajo është ngjitur në skenë në natën e fundit të këtij festivali. Dua i është bashkëngjitur në skenë artistit kryesor të natës së fundit, DJ Calvin Harris për të performuar hitin e tyre ‘One Kiss’./21Media