Fotografia është bërë nga fotografja Regine Mahaux

 Fotografia është bërë nga fotografja Regine Mahaux

Shtëpia e Bardhë ka prezantuar portretin e parë zyrtar të damës së parë Melanie Trump. Fotografia është bërë në sallën West Sitting në Shtëpinë e Bardhë.

Sekretarja e saj për medie, Stephanie Grisham lajmin e bëri publik në Twitter, ndërsa fotografia më vonë u bë publike edhe në profilin e zonjës së parë.

Fotografia është bërë nga fotografja Regine Mahaux, e cila është e njohur për portretet për persona të njohur, në mesin të cilëve edhe të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

Ndryshe, Michelle Obama për portretin e saj të parë zyrtar e kishte pozuar në  Blue Room, ndërsa fotografinë e kishte bërë Joyc N. Boghosian. Portreti i dytë zyrtar i saj në vitin 2013 ishte bërë në Green Room./21Media