Sonte Kosova do të përballet me Portugalinë në një ndeshje hendbolli

Sonte Kosova do të përballet me Portugalinë në një ndeshje hendbolli

Në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm në Hendboll, Kombëtarja A e meshkujve e Kosovës sonte do të luajë përballë Portugalisë.

Ndeshja zhvillohet në Povoa do Varzim të Portugalisë dhe nisë në ora 19:00 sipas kohës sonë. Referë të ndeshjes do të jenë spanjollët Javier Alvarez Mata dhe Yon Bustamante Lopez, shkruan rtv21.tv.

Përballjen e fundit Kosova e humbi nga Polonia me rezultat 30 me 19, ndërsa Portugalia ka deklasuar Qipron me rezultat 47 – 16.

Ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt në Televizionin 21 Plus./21Media