Dy gola u shënuan në pjesën e parë e dy në të dytën

Dy gola u shënuan në pjesën e parë e dy në të dytën

Skuadra e Portugalisë dhe Meksikës, sot kanë luajtur baraz 2-2,  në kuadër të Grupit A në Kupën e Konfederatave që po zhvillohet në Rusi.

Pjesa e parë ka dhënë një lojë mjaft të mirë, derisa ishin kampionët në fuqi të Evropës që zhbllokuan rezultatin përmes Quaresmas (35’), kurse, Javier Hernandez “Chicharito” (42’) barazoi rezultatin në 1-1, duke e kthyer Meksikon në lojë.

Sfidë interesante është zhvilluar edhe në fraksionin e dytë, ku u shënuan edhe dy gola. Së pari Cedric Soares (86’) kalojë për të dytën herë Portugalinë në avantazh, derisa një pikë meksikanëve ua siguroi Hector Mornea (90’).

Rezultati përfundoi baraz, 2:2./21Media