Ndeshja e sotme mes Trepçës ’89 dhe skuadrës nga Ishujt Faroe Vikingur, ishte shumë e rëndësishme

Ndeshja e sotme mes Trepçës ’89 dhe skuadrës nga Ishujt Faroe Vikingur, ishte shumë e rëndësishme

Mirëpo skuadra mitrovicase duket se nuk e ka marrë parasysh rëndësinë e madhe të saj, pasi u deklasuan nga një skuadër e vogël siç është Vikingur.

Në pjesën e parë, rezultati ishte 2 me 0, pas golit të Sorin Anghel dhe autogolit të Përparim Islamit. Pjesa e dytë vazhdoi me avazin e njëjtë, me dy gola të tjerë të shënuar nga Soelvi Vatnhamar dhe Hans Lervig, shkruan rtv21.tv.

Trepça u ngjall me shumë vonesë, pasi në minutën e 65të Florent Hasani arriti të shënojë gol për kosovarët, që siç duket do të mbetet goli i nderit.

Tifozët e Trepçës ’89 kanë filluar të zbrazin stadiumin, për shkak të zhgënjimit të plotë në klubin e tyre. Ata shumë herë borisnin “Marre, marre, marre”/21Media