“Posti i Presidentit po mallkon Qeverinë e re”

Sonte në emisionin Click në RTV21, u fol për bisedimet për marrëveshje mes LVV-së e LDK-së

Jetmir Bakija nga organizata Demokracia+ që ishte i ftuar në emision, e ka cilësuar postin e Presidentit si shumë të rrezikshëm për marrëveshje.

Sipas tij, edhe po të merren vesh për një gjë të tillë, në kohën kur duhet të zgjedhet presidenti i ri, mund ta votojnë të gjithë deputetët sipas marrëveshjes, së bashku me pakicat, e ende mos t’i kenë votat që iu nevojiten për ta zgjedhur presidentin.

Bakija deklaron se me këtë rrezikohet Qeveria dhe Kuvendi, duke rrezikuar që përsëri të shkohet në zgjedhje.

“Posti i Presidentit në marrëveshje është duke e rrezikuar këtë Qeverinë e re, ose po e mallkon për jo ma shumë se një vit qeverisje”, ka deklaruar Bakija./21Media

Back to top button