Trepça  19 :Potaissa 35

Trepça  19 :Potaissa 35

Klubi i Hendbollit Trepça ka  zhvilluar ndeshjn e parë të rrethit të tretë të Kupës Sfiduese të Evropës, me skuadrën rumune Potaissa Turda.

Që nga fillimi i përballjes ishte  e qartë se skuadra rumune është favorite pasë parasysh edhe faktin se në edicionin e kaluar në Kupën Sfiduese Potaissa ishte finaliste, përcjell rtv21.tv

Në pjesën e parë Treça provoi të rezistonte dhe rezultati ishte dukshëm më i përafërt 8 me 16 , mirëpo në periudhën e dytë të lojës Potaissa filloi dukshëm më mirë dhe kështu ndeshja përfundoi me rezultat 19 për Trepçën dhe 35 për Potaissa/

Përballja u zhvillua në Mitrovicë dhe u transmetua drejtpërdrejt në Televizionin 21 plus./21Media