Në RTV21 së shpejti premier potpuria e Bajram Zyberaj-Lamit me grupin SEPTIMA

Në RTV21 së shpejti premier potpuria e Bajram Zyberaj-Lamit me grupin SEPTIMA

Për festat e fundvitit këngëtarët e skenës sonë gjithmonë kujdesën që të sjellin projekte të reja për publikun, në mesin e tyre është edhe këngëtari i zhanrit popullor, Bajram Zyberaj-Lami me grupin SEPTIMA i cili përbëhet prej 4 anëtareve, 3 instrumentalista dhe këngëtarit.

Ata vijnë në bashkëpunim për të sjell një potpuri, me përmbledhje prej shtatë këngëve të përpunuara, të cilat janë kënduar në sofër, shkruan rtv21.tv

Projekti i tyre pritet të transmetohet javën e ardhshme në ekranin RTV21.

I gjithë ky projekt është realizuar nga  “Record Production”, në krye me Ilir Goranin. /21Media