Seanca e jashtëzakonshmë për Telekomin

Seanca e jashtëzakonshmë për Telekomin

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme për gjendjen në Telekomin e Kosovës dhe masat që i ka ndërmarrë Qeveria për zbatimin e rezolutës së vitit të kaluar.

Kryeministri Ramush Haradinaj theksoi se kushdo që nënshkruan kontrata të dëmshme për Telekomin do të përballet me ligjin.

Ndërsa, pushteti e opozita u përplasën rreth shkaktarëve që, sipas tyre, e çuan Telekomin buzë falimentimit./21Media