U largua nga Gucci, tani edhe nga Prada!

U largua nga Gucci, tani edhe nga Prada!

Georgina Rodriguez, e dashura e futbollistit Cristiano Ronaldo është larguar nga puna e saj te Prada, pasi njerëzit fokusoheshin më shumë te ajo sesa te produktet.

Nuk është hera e parë që modeles i ndodhë një gjë e tillë, pasi në dhjetor të 2016 u largua nga Gucci për të njëjtën arsye. Sipas mediave të huaja, thuhet se  22-vjeçarja është aq e famshme sa njerëzit nuk i japin aspak rëndësi produkteve që ajo reklamon.

Pasi ka lënë punën ku fitonte 1200 euro në muaj, Georgina i është fokusuar karrierës së modelizmit ndërkohë që mund të jetë duke pritur që të vijnë në jetë binjakët e Ronaldos.

Së fundmi, futbollisti ka paguar një ‘surrogate’ që të bëjë dy binjakë pasi ka ardhur koha që djali i tij 5-vjecar të ketë dy vëllezër.