Kampionët e Italisë kanë arritur marrëveshje me Sampdorian

Kampionët e Italisë kanë arritur marrëveshje me Sampdorian

Juventusi mendon për të ardhmen. Takimi me drejtuesit e Sampdorias rezultoi pozitiv për bardhezinjtë të cilët arritën marrëveshje për mesfushorin e talentuar, Dennis Praet.

Klauzola e largimit të Praet nga Sampdoria kap shifrën e 25 milionë eurove, ndërsa lojtari do t’i bashkohet ‘Zonjës së Vjetër’ në përfundim të stinorit.

Për Praet është interesuar edhe Interi, por Juve ka dashur ta mbyllë sa më shpejt këtë çështje duke arritur marrëveshjen me Sampin, që belgu të transferohet në Allianz Stadium.

Kujtojmë se Juve është afër të arrijë marrëveshje edhe me lojtarin e Liverpoolit, Emre Can.