Gili dje ka festuar ditëlindjen

Gili dje ka festuar ditëlindjen

Këngëtarja shumë e pëlqyer nga publiku, Fevzije Konushevci – Berani e njohur si Gili dje ka festuar 53 vjetorin e lindjes, shkruan rtv21.tv

Përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social Instagram, Gili ka treguar se mbrëmë ka festuar bashkë me këta këngëtarë të njohur: Shkumbin Kryeziun, Mimoza Mustafën,  Vjollca Haxhiun, Ganimete Abazin dhe Malësorin.

Në fotografi shihet edhe Ilir Berani i cili dje përmes një postimi rrjetin social Facebook ka lënë një mbishkrim urimi për bashkëshorten e tij Gilin.

“Urime ditëlindjen zemër! I gëzofsh të gjitha të mirat e kësaj bote! Jeto e lumtur me neve! Të dojnë shumë Lili, Roki dhe Doni”, ka shkruar Iliri.

 

Gili është ndër këngëtaret më të njohura dhe më të dashura të estradës sonë, pjesë e skenës muzikore që nga vitet e 80-ta. Bashkëpunëtori më i madh i saj është bashkëshorti, Ilir Berani, me të cilin ka punuar që nga fillimi i karrierës dhe i cili i ka bërë shumë hite që janë dëgjuar dhe dëgjohen vazhdimisht.

Gili dhe Iliri u martuan në vitin 1990 dhe janë prindër të dy djemve, Roberit dhe Redonit./21Media