Pamje nga festa e ditëlindjes së Remzies

Pamje nga festa e ditëlindjes së Remzies

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Remzie Osmani, dje festoi ditëlindjen e 48-të. Përveç urimeve të shumta që i dedikuan më të afërmit e saj, miqtë e dashamirët e muzikës së saj, ishin familjarët që ia bënë edhe më të veçantë ditëlindjen me praninë e tyre.

Tash e sa ditë, Remzia së bashku me familjen e saj po shijon pushimet në Turqi.

48-vjeçarja solli fotografi të bukura nga festa e ditëlindjes, të cilat i shoqëroi me këtë mbishkrim:

“Me lumturuan pafund urimet qe i mora sot nga ju, lumturi qoft jeta juaj #JU DUA”, transmeton rtv21.tv

As në këtë postim të Remzies nuk munguar urimet e bukura nga mikeshat dhe njëkohësisht koleget e saj, këngëtaret e mirënjohura të estradës, Shyhrete Behluli, Shkurte Fejza, Edona Llalloshi, e Gili, e shumë të tjera.

 

 

 

Kujtojmë se Remzie Osmani është e martuar prej vitesh me Halil Hamzajn dhe kanë dy fëmijë, Hamzën dhe Riolën./21Media