Luana thotë se ndihet e bekuar

Luana thotë se ndihet e bekuar

Moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca e cila tash e një kohë është pjesë edhe e skenës muzikore, po shijon pushimet bashkë me familjen e saj, shkruan rtv21.tv

Luana po shijon bukurit e bregdetit shqiptar.

“E bekuar.. nga familja ime dhe natyra e mrekullueshme e Shqipërisë! Faleminderit Zot”, ka shkruar Luana krahas fotografive që ka publikuar në rrjetin social Instagram, ku numëron mbi një milion ndjekës.

Ndryshe, “Yalla Habibi”, është projekti i fundit muzikor që Luana e solli në bashkëpunim me këngëtarin australian, Faydee. Kënga ka arritur mbi katër milionë klikime në Youtube./21Media