Djegia e Parlamentit

Djegia e Parlamentit

Komisioni i Sigurisë Parlamentare në Shqipëri ka pranuar kërkesën e 9 deputetëve për të thirrur në seancë dëgjimore, kreun e Shërbimit Informativ të Shtetit, Helidon Bendo, për informacionin e presidentit Ilir Meta se në datën 8 qershor do të digjej Kuvendi.

Seanca kur do të thirret kreu i SHISH do të vendoset pasi komisioni të ketë administruar prova.

“Ky vendim i këtij Kuvendi ka për detyrë ngritjen e Komisionit të Posaçëm Hetimor, i cili është duke mbledhur provat dhe faktet për akuzat që është ngritur edhe hetimi parlamentar në Kuvendin. Kështu që kërkesa do të pranohet. Në asnjë rast SHISH nuk është një institucion që informon Komisionin Parlamentar, të jemi të qartë. Janë informacione konfidenciale që i shërbejnë sigurisë kombëtare dhe nuk mundet të shkojnë kudo”, tha deputetja Ermonela Feliaj.