Prapaskenat e kuvendit

Zënka, telefonata e kohë për shfletime

Ky zyrtar i shërbimeve të Kuvendit sot e ka pasur më vështirë.  Deputetët kërkonin se kur do t’iu vjen radha për ta marrë fjalën.

E kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, kohë pas kohe po e shikon rregulloren e kuvendit. E të tjerët si duket nuk i mjaftonin nga një, por i mbanin nga dy.

Pikërisht për shkak të Rregullores shpërthyen mosmarrëveshje midis deputetëve Petre Shilegov të LSDM dhe Zoran Ilievskit të VMRO-DPMNE-së, ku secili prej tyre mbronte komentimin e tij për nenin 78 që ka të bëjë me ndryshimin e pikave të rendit të ditës.

Në anën tjetër, deputetët Artan Grubi dhe Xhevat Ademi nga BDI, s’po merreshin vesh se cili prej tyre duhet të jap një deklaratë për një media.

E ky deputet kishte kohë për të shfletuar një fletushkë të një marketi.

Monotonia nga vazhdimi i seancës konstituive edhe sot bëri që shumë deputetët që humbin kohën me telefonat e tyre./21Media

Back to top button