Prapaskenat e sezonit të dytë të “Pasioneve të Fshehta”

Më 14 shkurt do fillojë sezoni i dytë i serialit “Pasionet e Fshehta”. Ky serial po rikthehet pas gati dy dekadash me vazhdimin e historisë që magjepsi shikuesit midis tetorit 2003 dhe korrikut 2004 në transmetimin e tij të parë.
Në rrjetet sociale aktorët e serialit kanë publikuar imazhe të reja që përmes tyre pak nga pak po zbulojnë pjesë të veçanta nga xhirimet e serialit.
Sezoni i dytë i serialit “Pasionet e Fshehta” do të rikthejë yjet si: Mario Cimarro, Danna Garcia, Juan Alfonso Baptista, Natasha Klauss dhe Paola Rey. Gjithashtu do të bashkohen edhe Zharick Leen, Kristina Lilley, Carmenza Gonzalez dhe Tatiana Jauregui e gjithashtu do t’i bashkohen aktorët Bernardo Flores, Sebastian Osorio dhe Juan Manuel Restrepo./21Media

Back to top button