Kanë mbetur edhe pak ditë nga publikimi

Kanë mbetur edhe pak ditë nga publikimi

Dy këngëtaret e njohur shqiptare, Nora dhe Era Istrefi më 19 prill do të publikojnë bashkëpunimin e tyre të parë, të cilin e kanë paralajmëruar muaj më parë, shkruan rtv21.tv

“Nuk e di” titullohet projekti i ri muzikor i motrave Istrefi, i cili do të jetë i shoqëruar me një videoklip me skena mjaft interesante.

Në rrjetin social Instagram, Era ka publikuar disa video nga xhirimet e videoklipit të ri “Nuk e di”.

“’Nuk e di’ tu na nxerrë shqiptarin e brendshëm”, ka shkruar Era krahas videos, në të cilën ekipi i saj shihen duke vallëzuar.

Ndryshe, “Selfish” titullohet projekti i fundit i Erës, të cilin e solli në bashkëpunim me Dimitri Vegas dhe Like Mike, ndërsa projekti i fundit i Norës është “M’ke mungu” në bashkëpunim me Skerdin./21Media