Xhirimet e klipit "Harrom"

Xhirimet e klipit “Harrom”

Në janar të këtij viti, këngëtari i mirënjohur, Yll Limani publikoi projektin muzikor “Harrom”, që është pritur mjaft mirë nga fansat e tij.

Deri tani kënga ka arritur mbi 12 milionë klikime në Youtube, shkruan rtv21.tv

Këngëtari ka publikuar sot një video me prapaskenat e videoklipit të këngës  “Harrom”.

“Shijoni prapaskenat e xhirimit të klipit Harrom”, ka shkruar Yll Limani në rrjetin social Instagram.

Ndryshe, “Pse je me to” është projekti i fundit muzikor që Yll Limani ka publikuar në muajin gusht. Kënga ka arritur mbi 3 milionë klikime në Youtube./21Media