RTV21 ka përgatitur program të larmishëm për ju

RTV21 ka përgatitur program të larmishëm për ju

Me rastin e ndërrimit të motmoteve shtëpia më e madhe mediatike – Radiotelevizioni 21, ka përgatitur një program të pasur për ju. As këtë vit nuk do t’iu mungojë atmosfera festive në shtëpitë e juaja, e me shumë dashuri për këtë u përkujdes i gjithë stafi i RTV21, në krye me drejtoreshën gjenerale, Afërdita Saraçini – Kelmendi.

Me një fjalë rasti, Afërdita Saraçini – Kelmendi falënderoi gjithë pjesëmarrësit dhe tha se “Suksesi jonë është suksesi juaj”.

Në mesin e të pranishmëve ishin Ramadan Krasniqi – Dani, Shkurte Fejza, Mehdin Përgjeqaj – Meda, Bujar Qamili, Ryva Kajtazi, Gramos Shabani, Albatrit Muçiqi, Ganimete Jashanica, Beka, Vjollca Haxhiu, Gentian Gojani, Robert Berisha, Gresa Behluli e shumë emra tjerë të njohur.

Momente të bukura, argëtim pa fund, e shumëçka speciale mund të shihni në ekranet e juaja, andaj mos e ndërroni kanalin!

Më poshtë ju sjellim prapaskenat e xhirimeve të natës qendrore festive./21Media