Shpat Kasapi ka zgjedhur ish të dashurën, Afërdita Dreshajn

Shpat Kasapi ka zgjedhur ish të dashurën, Afërdita Dreshajn

Këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi është vënë në sfidë të rëndë gjatë një emisioni. Atij në emisionin “Mirage” i është dashur të zgjedhë njërin prej dy emrave që i janë paraqitur, këngëtarë të zhanreve të ndryshme muzikore, shkruan rtv21.tv

Në pyetjet e tjera ndoshta Shpati se kishte aq vështirë të bënte zgjedhjen, por kur u pyet se cilën nga ish- të dashurat zgjedhë, Afërdita Dreshajn apo Qëndresa Dulajn kjo e vuri paksa në siklet.

Edhepse te kjo pyetje nuk e kishte lehtë, Shpati duke qeshur e zgjodhi këngëtaren, Afërdita Dreshajn.

Ndryshe, kujtojmë që Shpat Kasapi dhe Afërdita Dreshaj ishin në lidhje për një kohë të gjatë si dhe një nga çiftet më të përfolura të estradës./21Media