Këtë vit  Ora Poetike me poezitë e autorit Xhevdet Bajraj, do të jetë një festë më e veçantë në Pre-Hardh Fest

Këtë vit  Ora Poetike me poezitë e autorit Xhevdet Bajraj, do të jetë një festë më e veçantë në Pre-Hardh Fest

Pre-Hardh Fest, organizohet në kuadër të Festivalit Hardh Fest, më datë 14 Korrik në Bar “Hardhia”, në Rahovec.

Zyrafete Shala do ta bëjë prezantimin e Librit “ Lëngu i Trëndafilave”, në prezencën e poetit Xhevdet Bajraj, ndërsa poezitë e librit do të recitohen nga Betim H. Zllanoga dhe Beg Popaj.

Festa do të vazhdojë me performancë live të këngëtares Flaka Krelani me Bandin e saj në Bar ”Hardhia”, në Rahovec.

Nikoqiri i këtij Festivalit do të jetë   Nahit Veseli dhe Ambasadorët e Festivalit z. Shkelzen Dragaj, z.Bujar Berisha, znj.Drenusha Z. Blakaj, z.Skender Rama dhe z.Abaz Krasniqi.

Festivali “Hardh Fest” këtë vit mbahet më 7, 8 dhe 9 Shtator, nën patronatin e Kryetarit të Komunës z.Smajl Latifi dhe në përkrahje të Partnerit të Festivalit Stone Castle.

Festivali ka mbështetjen  edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministria e Diasporës dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural si dhe Partner Medial DigitAlb dhe RTV 21.

Xhevdet Bajraj, ka lindur në Kosovë, ndërsa jeton dhe vepron në Meksikë. Është poet, përkthyes si  dhe rrëmbyes i disa çmimeve letrare. Ndërsa që nga viti 2002 është profesorë në Akademinë e Krijimtarisë Letrare në “Universidad Autonoma de la Cuidad de Mexico” (UACM), ku ligjëron lëndën e poezisë. /21Media