Prebeza vlerëson se premtimet sociale të VV-së janë të tepruara

Sipas Prebrezës, këto premtime do e zvogëlojnë pjesën e buxhetit për investimet kapitale

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti në ditën e dytë të fushatës zgjedhore mori pjesë  në “DebatPernime” ku paraqiti premtimet e këtij subjekti poltik në rast se ai dhe partia e tij do të vinin në pushtet.

Ndërsa në emisionin debatues, “Click” të RTV 21, i ftuar ishte gazetari, Visar Prebreza, i cili permendi premtimet sociale që sipas tij janë të tepruara nga ky subjekt politik.

”Nëse e lexoni 20 pikshin e Vetëvendosjes ka shumë premtime, 20 euro për fëmijët deri në 1 vjeç, 10 euro deri në moshën 16 vjeç, secila familje që ka me pak se 500 euro të hyra mujore do t’marrë nga 100 euro në fund të viti për secilin fëmijë, janë disa premtime që në fakt krejt qa kanë me bo kanë me zvogëlu pjesën e buxhetit që kanë me shku për investimet kapitale edhe ne rrjedhimisht si shtet kemi me vazhu me mbetë në të njejtin vend edhe mos me u zhvillu”, u shpreh Prebreza.

Prebreza gjithashtu përmendi një shifër, e cila sipas tij është dhënë nga ministria e financave, se 90% e buxhetit për shpenzime kapitale për dy vitet e ardhshme është i kontraktuar. /21Media 

Back to top button