Prebreza: Taksa ngriti nacionalizmin për të refuzuar produktet serbe

Sipas Prebrezës, ndikim më të madh në refuzimin e prodhimeve serbe do të ketë vendosja e flamujve

Në emisionin debatues, “Click” të RTV 21, i ftuar ishte gazetari Visar Prebreza, i cili vendosjen e taksës 100% për produktet e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, e cilësoi si njërën nga vendimet më të mira që është marrë kohëve të fundit. Kjo sipas Preberzës është për të vetmen arsye dhe ajo është për edukim të konsumatorëve.

“Kjo taksë do të lë shenjë, një shenjë nëse mund të them në tregtinë në mes të dy vendeve, për shkak se me gjasë se gjithë ky diskutim edhe ndoshta popullizëm e ka ngritë njëfarë nacionalizmi që mos me ble prodhime serbe. Sidomos mendoj që do të ketë ndikim të madh vendosja e flamujve nëpër marketet deri sa në të kaluarën ka qenë çështje goxha e vështirë me mbajt mend se cili kod është i Serbisë, tash është goxha e qartë edhe për prodhimet tjera.”, u shpreh Prebreza.

Ai gjithashtu shpjegoi që vendosja e flamujve nuk do të lejojë që konsumatorët të mashtrohen të blejnë produkte që janë prodhuar në një shtet tjetër e paketohen që janë me origjinë nga një shtet tjetër./21Media

 

Back to top button