Për vrasjen brutale të prefektit të qytetit Muskron në Belgjikë, i cili është prerë në fyt, është akuzuar një adoleshent

Për vrasjen brutale të prefektit të qytetit Muskron në Belgjikë, i cili është prerë në fyt, është akuzuar një adoleshent

Prefekti Alfred Gaden është vrarë në varrezat e qytetit. Ai është gjetur i vdekur në afërsi të shtëpisë së tij, raportuan mediat belge, duke cituar zyrën e prokurorit publik, raportojnë mediat belge.

Televizioni shtetëror njoftoi se i dyshuari është një 18 vjeçar dhe duket se motivi i tij ka qenë personal.

Më herët, mediat lokale, duke cituar disa burime anonime, njoftuan se i dyshuari i është dorëzuar vet policisë dhe se motivet e vrasjes mbesin të paqarta.

Kjo vrasje ka tronditur Belgjikën, ndërsa kryeministri i vendit, Charl Michael , tha se është i tmerruar për shkak të vrasjes brutale të Gadenit.

“Kam dëgjuar për vrasjen e tmerrshme dhe brutale të Alfred Gadenit. Lutem për të, për familjen dhe miqtë e tij”, shkroi Mishel në profilin e tij në rrjetin social Twtiter./21Media