Vetëm një deputet nga PSD

Vetëm një deputet nga PSD

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dardan Molliqaj në zgjedhjet e qershorit të vitit 2017 ka arritur të merrte 49 mijë e 26 vota dhe duke u llogaritur si deputeti i tretë më i votuar pas Albin Kurtit dhe Shpend Ahmetit, brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

Por, pas largimit nga Vetëvendosje, Dardan Molliqaj në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 brenda PSD-së, arriti të fitonte vetëm 4 mijë e 83 vota apo kthyer në përqindje 8.32%.

Nga zgjedhjet e 06 tetorit, PSD në Kuved do të përfaqësohet vetëm nga një deputete, Natyra Kuçi. /21Media