Në emisionin Bon Bon të RTV21, mysafire e sotme ishte Ulpiana Emra, zëdhënëse e festivalit Ngom Fest

Në emisionin Bon Bon të RTV21, mysafire e sotme ishte Ulpiana Emra, zëdhënëse e festivalit Ngom Fest

Gjatë 3 ditëve, nga 6 korriku deri me 9 korrik mbahet edicioni i shtatë i këtij festivali, që është bërë tanimë tradicional në qytetin e Prizrenit, shkruan rtv21.tv.

Në këtë festival të muzikës, që mbahet në dy skena, ku vizituesit e presin mëngjesin duke dëgjuar muzikë, marrin pjesë muzicientë e DJ të ndryshëm, përfshirë këtu grupin shumë të famshëm të Hip-Hop-it Pint, grupi suedez El Dorado, Shpat Deda, shumë DJ të famshëm vendas e të huaj, si dhe artistë të rinj që Ngom Fest-i u jep mundësi të promovohen.

Biletat janë në shitje qysh nga data 30 qershor.

/21Media