Në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune

Në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune

Policia e Tiranës gjeti të pajetë një 31-vjeçar, i cili prej 8 ditësh rezultonte i humbur.

I identifikuar me inicialet G.S., policia njoftoi se 31-vjeçari u gjet i pajetë në rrugën e “Ullishtes”, në afërsi të Liqenit të Thatë.

“Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja i ka ardhur nga shkaqe natyrale”, bëhet e ditur në njoftimin e policisë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Gjykatës Shkallës Parë-Tiranë për veprime të mëtejshme, raporton oranews.