Në cilën moshë mund të themi se një fëmijë ka çrregullime në të folur

Në cilën moshë mund të themi se një fëmijë ka çrregullime në të folur

Në kuadër të programit të mëngjesit në RTV 21, “Për ditë të mbarë” u diskutua  tema “Çrregullimi në të folurit”.

Logopedja Urtina Baftiu tregoi se kur fillojnë çrregullimet në të folur tek fëmijët. Baftiu tha se jo të gjithë fëmijët flasin në të njëjtën moshë andaj ajo këshillon të mos bëhen krahasime me fëmijet e tjerë.

Sipas saj janë disa faktorë të cilët prindërit duhet t’i përcjellin te fëmijët.

“Për shembull nëse një fëmijë është 18 muajsh nuk i kupton urdhërat e thjeshta dhe nuk i kupton ‘një merre, ama ose jepi babit diçka’,  atëherë patjetër që prindi duhet të shqetësohet për këtë problem. Pastaj nëse është mosha më e rritur e fëmiut, nëse fëmiu ka tre vjet ose katër dhe ka problem në artikulim të tingujve, apo nëse ka problem apo çrregullim në ritëm dhe tempo gjatë të folurit, apo nuk është i socializuar me fëmijet e tjerë dhe ka dëshirë gjithmonë të luajë vetëm, atëherë prindi patjetër duhet të drejtohet te logopedi më i afërt”., tha Baftiu./21Media

#LIVE #BisedaNeStudio / Tema: Ç'rregullimet ne te folur!

#LIVE #BisedaNeStudioTema: Ç'rregullimet ne te folur!Ne Studio: Dr.Urtina Baftiu – LogopedeKontakto #Direkt ne 038-244-408 ose 409

Posted by Per dite te mbare – RTV21 on Dienstag, 28. November 2017