Prizreni edhe me një produkt turistik

Prizreni edhe me një produkt turistik

Bukuritë e qytetit më të bukur në vend, Prizrenit tani mund të shihen edhe nga lartësia. Kjo falë fluturime me paragllajt, sezoni i të cilave është hapur sot.

Kryetari i Prizrenit ka njoftuar se ky është një produkt i ri turistik, i cili të iu mundësojë turistëve ta shohin qytetin në një dimension tjetër, shkruan rtv21.tv.

“Prej sot sezoni i fluturimeve me paragllajd është hapur zyrtarisht dhe të gjithë qytetarët e turistët që vijnë në Prizren, do të mund ta shohin qytetin nga qielli me anë të fluturimeve dyshe.

Vlerat e trashëgimisë kulturore të qytetit janë gërshetuar me turizmin malor dhe aventurier përmes fluturimit me paragllajd, i cili është një produkt i ri turistik për qytetit dhe rajonin.

Prizreni është një prej qyteteve të rralla që mundëson të fluturosh mbi të me paragllajd, dhe këtë përparësi po e shfrytëzojmë duke e shndërruar fluturimin në produkt turistik, për t’i ofruar mundësi të reja qytetarëve dhe turistëve që e adhurojnë adrenalinën.”, ka shkruar Haskuka, në Facebook ku ka publikuar fotografi nga kjo ngjarje./21Media

Fluturo n'Prizren, në ma t'bukurin vend!Prej sot sezoni i fluturimeve me paragllajd është hapur zyrtarisht dhe të…

Gepostet von Mytaher Haskuka am Freitag, 5. Juli 2019