Në një intervistë për NTV ai ka pranuar se ka rrënjë shqiptare

Në një intervistë për NTV ai ka pranuar se ka rrënjë shqiptare

Can Yaman është aktor i famshëm turk, i njohur për rolet e tij në serialet “Erkenci Kus “, “Inadina Ask”,  “Dolunay” e shumë seriale tjera, shkruan rtv21.tv

Kur ishte në moshën 5 vjeçare, prindërit e tij u divorcuan. Ai është fëmija më i vogël në familje.

Është përfolur edhe më herët për të se ka prejardhje shqiptare. Ndërkaq tash në një intervistë për NTV, ai ka pranuar se është shqiptar me prejardhje nga Maqedonia. Pra, gjyshja e tij ka rrënjë nga Maqedonia.

Aktori 28 vjeçar i kreu studimet në Turqi, për të vazhduar në vitin 2012 në Amerikë, ku e kreu një semestër të studimeve.

Roli i tij i parë ishte në serialin “Gönül İşleri”, pastaj në “İnadına Aşk” që ishte storie dashurie. Ai ishte vlerësuar nga miliona njerëz në Turqi për rolin e tij.

Tash aktualisht po luan në serialin “Erkenci Kus”, me aktoren e njohur Demet Ozdemir. Seriali i takon zhanrit komedi./21Media