Prelvukaj: Kritikoni dhe përqeshi ata që s’kanë nivel

Prelvukaj: Kritikoni dhe përqeshi ata që s’kanë nivel

Anëtarësimi i disa artistëve në partitë politike ka nxitur debate të shumta në Kosovë këto ditët e fundit. Disa i kanë duartrokitur, ndërsa disa të tjerë i kanë kritikuar që nga arti kanë vendosur të merren me politikën.

Rep artisti i njohur Genc Prelvukaj nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka dhënë opinionin e tij për këtë çështje.

Genci tha se nuk ka asgjë të keqe nëse artistët merren me politikë, nëse kanë nivel dhe janë të shkolluar, shkruan rtv21.tv

Ai mori shumë shembuj të politikanëve ndër më të famshmit në botë, që ishin artistë para se të merreshin me politikë apo kishin hobi ndonjë instrument muzikor.

Komuniteti artistik nuk përfaqësohet nga asnjë individ dhe asnjë organ. Përbrenda këtij komuniteti ka njerëz të zgjuar, me shkollë dhe me shumë nivel sikurse ka edhe të pashkollë, pa nivel dhe jo inteligjentë. Një artist përveç punës që bën në skenë, ka shumë mundësi të jetë specializuar paralelisht edhe në Juridik, Histori, Ekonomik, Medicine etj. Ka prej tyre që kanë edhe tituj shkencorë. Janë shumë e shumë raste që unë i njoh dhe pavarësisht se janë artistë meritojnë të jenë avokatë, mjekë, historianë, nëse duan. Artistet në politik. Nuk ka asgjë të keqe nëse kanë nivel dhe janë të shkolluar. Nuk është fenomen vetëm shqiptar ky. Ronald Reagan ishte aktor dhe president amerikan, Bill Clinton veç juridikut hobi kishte aaksofonin, aktori Arnold Schwarzeneger kryetar i Kalifornisë, Bono Vox ndër humanistët më të mëdhenj në botë etj. Kështu që të qenit artist nuk të përjashton nga mundësia për aktivizim politik. Të penalizon mosdija dhe mos shkollimi, por jo muzika, aktrimi etj. Për në fund kur i paragjykoni artistat të njëjtën gjë do ta bëni me femrat, me racat, me popujt, me çdo gjë tjetër. Sepse ju udhëhiqeni në jetë nga gjykimi i padrejtë ndaj njerëzve pa i njohur mirë. Kritikoni dhe përqeshi ata që s’kanë nivel, por jo ti fusni në një thes gjithë njerëzit e artit sepse në këtë komunitet ka shumë njerëz me shkollë e të ngritur. Në fund të fundit arti e sporti kanë qenë pasqyra më e mirë deri më sot e shqiptarëve në botë”, shkroi Genci në Facebook./21Media