Evertoni është në pozitën e 17-të

Evertoni është në pozitën e 17-të

Premier Liga e ka pranuar se vendimi i VAR-it për të dhënë një penallti në ndeshjen e Everton kundër Brighton ishte i pasaktë.

Ekipi i Marco Silva-s ishte duke fituar me rezultat 2:1, kur shkaktoi një penallti. Ndeshja përfundoi 3:2, në favor të Brighton.

Mbrojtësi i Evertonit, Michael Keane, e kishte shkelur këmbën e sulmuesit të Brightonit, Aaron Connolly brenda zonës së penalltisë por, gjyqtari i ndeshjes, Andy Madley kishte thënë se ndërhyrja ishte e rregullt. Megjithatë, VAR-i ndërhyri dhe ia dha një penallti.

Sipas, The Telegraph, tani Premier Liga e ka pranuar se video asistenti ka bërë gabim në penalltinë e dhënë.

Kjo veçanërisht e ka zemëruar trajnerin e Evertonit, Marco Silvan, i cili ka thënë që pajtohet me Klopp-in dhe trajnerët do ta humbin punën për shkak të VAR.

Ajo që tha Klopp është 100 përqind e drejtë. Unë nuk po flas për veten time këtu, ai po fliste në terma të përgjithshëm dhe kishte plotësisht të drejtë“, tha ai.

Evertoni tani radhitet në pozitën e 17-të në tabelën e Premierl Lgës, me 13-të pikë të grumbulluar./21Media