Befasia e Fifit

Befasia e Fifit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi ka publikuar projektin e saj të shumëpritur të titulluar “Akoma”. Ky projekt i këngëtares është publikuar me videoklip nga Cinematic. Tekstin e këngës e shkroi vetë artistja dhe me produksion të Apollos.

“Akoma” erdhi si befasi për publikun në këtë ditë të veçantë për artisten, meqë sot ajo feston ditëlindjen e 25-të.

Përveç si këngëtare, Fifi njihet edhe si tekstshkruese e suksesshme. Viteve të fundit këngët e artistes janë pëlqyer shumë nga publiku, kështu duke u shndërruar në hite./21Media