Në ndeshjet e nesërme testohet teknologjia VAR

Në ndeshjet e nesërme testohet teknologjia VAR

Në të gjitha ndeshjet e nesërme që fillojnë nga ora 16:00 do të testohet teknologjia VAR.

Anglia është shteti i vetëm prej atyre që kanë kampionatet më të forta evropiane e që nuk e përdor VAR-in.

Por, duket se edhe ky kampionat do të dorëzohet përballë teknologjisë, pasi klubet janë të vendosur të arrijnë marrëveshjen për aplikimin e këtij sistemi, duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Hapi i parë në lidhje me këtë çështje do të bëhet që këtë fundjavë, në pesë prej ndeshjeve të këtij kampionati.

Sistemi VAR do të aplikohet në sfidat Bournemouth-Leicester, Chelsea-Cardiff, Huddersfield-Crystal Palace, Manchester City-Fulham dhe Newcastle-Arsenal, të gjitha këto takime që do të luhen nga ora 16:00.

Në të vërtetë, aplikimi i VAR në këto ndeshje do të jetë në formë eksperimentale, që do të thotë se nuk do të ketë ndikim gjatë ndeshjes, pasi salla e videos nuk do të jetë e lidhur me gjyqtarin në fushën e lojës.

Futbolli anglez e provoi sistemin VAR që sezonin e kaluar, kur e aplikoi në 19 ndeshje të Kupës FA dhe Kupës së Ligës, ndërsa tani po bëhet gati që të hyjë edhe në Premierë Ligë.